zoom

Bota

Spanja kërkon të trajtojë Covid si grip të zakonshëm

Spanja po kërkon që ta trajtojë koronavirusin si një grip i zakonshëm.

“Ne duhet të vlerësojmë evolucionin e Covid-it nga situata pandemike e përjetuar deri më tani drejt asaj të një sëmundjeje endemike të zakonshme”

Me pak fjalë, ju duhet të mësoni të jetoni me virusin, nuk mund të jetë një emergjencë përgjithmonë.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, kjo do të ishte linja e të menduarit në të cilën po fillon të lëvizë edhe Spanja e Pedro Sanchez, e cila synon të “hapë debatin” në nivel europian.

Sipas asaj që mësohet, qeveria Sanchez në fakt po punon për një plan menaxhimi për Covid-in më të ngjashëm me atë që është vënë në zbatim për gripin.

Pra synon të monitorojë evolucionin e virusit duke braktisur, për shembull, numërimin e detajuar, të rasteve dhe analizuar, në vend të kësaj, përhapjen e Covid-it mbi bazën e mostrave të konsiderueshme të mbledhura nga profesionistët e shëndetësisë.