Aplikacion
Sipas Meteoalb, orët vijuese mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore dominohen zonat juglindore.
Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
Në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta mbeten gadishulli Iberik dhe pjesërisht Evropa Lindore. Ndërsa kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë, pjesën më të madhe të kontinentit; konkretisht vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore do të kenë, ishujt britanikë, Evropa Qendrore dhe Rajoni i Ballkanit.
Po ashtu, shira intensive dhe stuhi të forta ere parashikohen në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit te zi.