zoom

Aktualitet

(VIDEO) “3,2,1… Zjarr”! Tërmeti i 2019-ës, hidhet në erë pallati i pabanueshëm në Durrës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit të quajtur Dyqani i Dylit, në njësinë administrative nr 4.

Shembja e këtij pallati u përgatit nga IKMT-ja dhe forcat xheniere të ushtrisë, pasi Instituti i Ndërtimit me anë të ekspertizës së thelluar kishte vendosur shembjen e tij.

Pallati në fjalë u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe banorët që jetonin aty u zhvendosën drejt shtëpive të tjera dhe jetojnë aktualisht me qira. Nga shpërthimi me eksploziv i pallatit ka pasur dëme të konsiderueshme te ndërtesat përreth, pasi janë shënuar thyerje xhamash dhe vetratash.