Aplikacion
Belen nuk mundi që t’i përmbante emocionet teksa fliste për fillimet e saj dhe largimin nga Argjentina.
“Sa herë që vendos të largohesh, pa marrë parasysh sa e vogël je dhe del nga shtëpia me pak para … Më falni për emocionet, jam shtatzënë”, tha Rodriguez para se të shpërthente në lot.
Ajo tregoi se ëndërra e saj ka qenë që të bëhej pjesë e showbiz-it dhe duke parë që në vendin e saj nuk mund ta realizonte atë, u nis drejt Italisë, një vendim që e gjithë familja e saj ia mbështeti.
“Duke filluar pa para, me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i mblidhja përsëri paratë për t’u larguar. Situata në Argjentinë ishte e vështirë”, tha Belen.
Ajo tregoi se herën e parë që u largua nga Argjentina, ishte vetëm 19 vjeç.
“Unë sakrifikova adoleshencën time, nuk pata një adoleshencë si vajzat normale”, u shpreh modelja.