zoom

Sport

Babai i Djokovic akuzon Australinë: Më kanë marrë peng djalin, është në një dhomë ku ka buburrecë!

Novak Djokovic vazhdon të qëndrojë në një hotel në Melbourne, në pritje të një vendimi të gjykatës së Victorias për ta dëbuar tenistin serb nga Australia. Kampioni serb ka kundërshtuar vaksinimin e detyruar.

Nëpërmjet mediave serbe, familja e sportistit ka sulmuar shtetin australian për vendimin për të izoluar Djokovic në një hotel karantine të përgjithshme. “Problemi me vizën nuk ka të bëjë asgjë me sportin, është një temë e një axhende të qartë politike. Djali im është marrë peng në Australi”, -tha babai i tenistit.

Familjarët e Djokovic janë të inatosur sidomos për faktin se stafi shoqërues i tenistit është në një hotel tjetër më cilësor, ndërsa serbi është në hotelin ku futen të gjithë udhëtarët që duhet të bëjnë garantim të detyruar në kufi. Sipas postimeve të një gazetari serb, Sasha Osmo, tenisti është ankuar se është në kushte të këqija dhe se ka buburreca në dhomën e tij.

 

Postime të lidhura