Një 34-vjeçar është dërguar në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri është identifikuar si Vincens Piroli nga Kurbini, teksa nuk dihet ende nëse është vetëplagosur, është qëlluar pas një konflikti të çastit, apo kemi të bëjmë me një atentat.