zoom

Të gjitha

Bella Hadid feston Krishtlindjet me familjet në nevojë

Modelja e njohur Bella Hadid i ka kaluar Krishtlindjet duke ndihmuar familjet në nevojë. 25-vjeçarja ndau një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram teksa shihej duke shpërndarë çanta me produkte ushqimore për ta.

“Krishtlindja ime perfekte. Këto janë disa nga gjërat e mia të preferuara”, shkroi modelja poshtë fotove.

Ajo ndau gjithashtu foto për ndjekësit e saj  duke u shpërndarë lodra fëmijëve për Krishtlindje. Kjo nuk është hera e parë që Hadid bën gjeste të mëdha humanitare. Në prill dhe maj të vitit të kaluar, modelja ndihmoi këto familje gjatë periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Ndërkohë motra e saj Gigi e ka uruar atë për Krishtlindjet  përmes një foto fëmijërie ku dy motrat  shihen duke u argëtuar gjatë pushimeve dimërore. Motrat Hadid janë gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh momente nga jeta e tyre familjare.

 

View this post on Instagram

A post shared by Bella ? (@bellahadid)