Aplikacion
Ai e kishte paralajmëruar largimin e tij menjëherë pas humbjes në derbi. Gjatë orëve në vazhdim pritet njoftimi zyrtar i klubit. Në 15 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion të Kategorisë Superiore, skuadra kryeqytetase ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe humbur 5, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Aventura e teknikut 55-vjeçar në krye të pankinës së “demave” zgjati 16 muaj, ku detyrën e trajnerit e mori në gushtin e vitit 2020. Tashmë në kampin e kuq po mendohet për të gjetur pasardhësin e Ilir Dajës.