Aplikacion
Bukuroshja është shfaqur në këtë sezon në programin e humorit “Portokalli”, ku interpreton në rolin e prezantueses së së “Përthithen +40” dhe ajo që bie në sy në këtë rol është e folura me theks amerikan.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku ndër të tjera foli dhe për emsionin e saj të preferuar.
“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.
Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj.
“Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”, tha Lei me shaka.
Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës. Moderatorja sportive tha se vështirëistë e jetës së saj i ndan në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në Neë York dhe rikthimi në Shqipëri.
Gjatë rrëfimit për divorcin e prindërve Lei nuk mundi të mbante as lotët, teksa kujtoi sakrificat e të ëmës për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj e vetme në mes të Amerikës.