Kreu i Shtetit, Ilir Meta është personi më i paguar në hierarkinë e institucioneve shtetarore. Sipas të dhënave zyrtare ai paguhet me 257,000 lekë bruto. Meta është zgjedhur president në prill të vitit 2017 dhe ka marrë detyrën në gusht të po atij viti. Atij i mbaron mandate në verën e këtij viti.