Kanë mbërritur në Elbasan të tre liderët e vendeve që kanë përqafuar deri më tani nismën e Ballkanit të Hapur. I pari mbërriti kryeministri Edi Rama dhe më pas dhe të ftuarit e tij, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Maqedonas Zoran Zaev.
Zoom.al ka siguruar videon nga momenti i mbërritjes së tyre në lokalin ku dhe do të darkojnë sëbashku.
Ajo që vihet re në Elbasan është se ka një prani të shtuar të forcave të sigurisë.