zoom

Politikë

Vizita e Vuçiç, Rama mbërrin në Elbasan ku do të darkojnë së bashku

Kanë mbërritur në vendin tonë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët do të marrin pjesë në takimet e nesërme për “Ballkanin e Hapur”. Gjatë mbrëmjes së sotme, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të shtrojë për ta një darkë në ambientet e lokalit të biznesmenit Gjergj Luca në Elbasan. Mësohet se Rama ka mbërritur ndërkohë në Elbasan për të pritur mysafirët e tij.