Aplikacion
Ndërsa ka publikuar një video të shkëputur të fjalës së saj nga seanca plenare në Kuvend, Tabaku thekson se sot është vetëm një i arrestuar por që të tjerë vijojnë të jenë të lirë.
Më tej thekson se afera e inceneratorëve është një aferë kriminale e organizuar dhe zbatuar nga një grup i strukturuar kriminal që sipas saj, qendër operacionale ka institucionet e qeverisë.
Statusi:
Hetoni Grupin e Strukturuar Kriminal pas Inceneratorëve!
Afera e inceneratorëve nuk është një aferë kriminale mes dy individëve.
Përkundrazi ajo është një aferë kriminale e organizuar dhe zbatuar nga një Grup i Strukturuar Kriminal që ka pasur për qendër operacionale institucionet e qeverisë shqiptare.
Sot kemi vetëm një të arrestuar që ka qenë pjesë e këtij Grupi të Strukturuar Kriminal.
Ndërkohë që kemi së paku 2 ish ministra, Ahmetaj dhe Gjiknuri, që gjezdisin të lirë ndonëse kanë përgjegjësi.
Të lirë vazhdojnë të jenë Stela Gugallja, bashkëshorti i saj Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto pasi ato janë lajmëruar më herët për këto arrestime dhe janë zhdukur.
Të lirë vazhdojnë të jenë edhe Qazim Sejdini i Elbasanit, Armando Subashi i Fierit dhe mbi të gjitha Erion Veliaj i inceneratorit të Tiranës.
Së fundi, por jo nga rëndësia, i lirë mbetet edhe njerëzit kyç të gjithë kësaj afere kriminale, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrise, Engjell Agaçi dhe Edi Rama.
Ne nuk tërhiqemi nga hetimi i plotë i kësaj afere kriminale për tia sqaruar shqiptarëve si janë vjedhur.
Javën që nis Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mblidhet për të miratuar planin e hetimit dhe nisur shkresat e radhës!
SPAK mos të mjaftohet me Lefter Kokën që nuk është koka por bishti!