Aplikacion
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.
“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.