zoom

Të gjitha

Gruaja e Ilirit reagon pas deklaratës së Oni Pustinës: Pështyjnë aty ku kanë ngrënë

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, është një nga banorët e “Big Brother Vip” që ka marrë shumë mbështetje nga publiku. Por siç ndodh zakonisht me personazhet e njouhr të ekranit, jo të gjithë e mbështesin.

Oni Pustina, dikur fitues i “Dancing With The Stars”, emision ku në juri ka qenë pikërisht Iliri, ka bërë disa deklarata shumë të forta.

Në faqen zyrtare të BB VIP në “Instagram”, Oni shkruan se Shaqiri ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut dhe se xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj.

Sipas tij, balerini ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin.

Por nuk mbaroi me kaq, dikush i shkruajti Oni Pustinës se Iliri nuk ka folur keq për askënd, por Oni tha se duhet të shohë një video ku Iliri flet me kode për të.

Lidhur me këtë situatë në rrjet ka reaguar dhe Emanuela, bashkëshortja e Ilirit dhe mamaja e vajzës së tij Emily.

“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.Fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”, komenton Emanuela.