zoom

Të gjitha

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Noizy në Kosovë

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy” është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ai u arrestua në pikën kufitare në Vermicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktiv një urdhër i gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kujtojmë që Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra, pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit Gramoz Aliu, i njohur si Mozikk dhe aktorit Blerim Destani.