Aplikacion
Në fund të gushtit 2020, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistroi një procedim penal me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
Afërsia e biznesmenit Mirel Mërtiri me ministrin Arben Ahmeti ngriti pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi në përzgjedhjen e fituesve të tre koncesioneve të mbetjeve urbane. Por ajo nuk është lidhja e vetme në radhët e politikës.
Zyrtarë dhe ish-zyrtarë nga të dyja krahët apo familjarë të tyre bashkëpunuan me kompanitë e lidhura me Mërtirin –ndërsa këto biznese po arkëtonin gjithnjë e më shumë para nga buxheti i shtetit. Dosja e inceneratorëve do të çonte në pranga Lefter Kokën, ministër i qeverisë “Rama 2” në pranga.
Edhe pse rezulton si një një ndër vjedhjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë postkomuniste, një skandal i madh që ka sjellë shpalljen në kërkim të pronarëve të inceneratorëve, reklamat e tyre vijojnë të ndeshen në media.
Po flitet dhe predikohet domosdoshmëria dhe nevoja e vënies drejtësi në këtë histori, teksa krejt paradoksialisht reklamat e inceneratorëve mund t’i ndeshësh në portale të ndryshme informative.
Sa mund të justifikohet në një rast të tillë një kontratë marketingu, që duket se në mediat e mësipërme do të zbatohet deri në fund, përballë drejtësisë morale?
A duhet të vijojë transmetimi i reklamës së një afere korruptive, pavarësisht biznesit? A i duhet lënë hapësirë mediatike, pavarësisht ndjeshmërisë së publikut?
E paqartë mbetet një tjetër pikë e kësaj historie. Nëse kompanitë në fjalë janë vënë nën sekuestro, atëherë si vazhdon dhe realizohen ende reklama të [email protected]
Sherr mes të rinjve, 4 persona përfundojnë në spital, dy prej tyre të plagosur me sende të forta