Aplikacion
Versionet e vizatuara të dy djemve qëndrojnë përkrah një vajze të veshur me fustan të zi, e cila duket si Kida. Gjithsesi, në llogaritë e tyre nuk është lënë të kuptohet nëse këngëtarja do të jetë pjesë e projektit apo ilustrimi thjesht ka një ngjashmëri të madhe me të.
Në sfondin pas tyre qëndrojnë dy makina, në targën e njërës prej së cilë shkruhet “Corazon”. Kjo nënkupton qartë që titulli i këngës do të jetë pikërisht ky dhe siç e ka cilësuar Butrinti me shkrimin e tij, do të kemi “verë në dimër”.
“Corazon” ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi Butrint Imeri publikoi një pjesë të vogël nga kënga për të ngacmuar fansat duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin ndaj projektit.