Aplikacion
Më herët kompania bëri me dije se janë 7358 biznese që do të detyrohen që nga janari 2022 të blejnë vetë energjinë në tregun e lirë përmes kontratave me furnizues privat.
Nëse këto subjekte nuk arrijnë të lidhin një kontratë me një furnizues privat atëherë këtë energji do ta sigurojë Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) pjesë e shpërndarjes por me çmimin e tregut.
“Në zbatim të ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, Neni 86, pika 6, dhe 109 të tij; Urdhrit Nr. 28, datë 18.01.2021 “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe de rregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, të MIE, Ju njoftojmë për plotësimin e kushteve teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar nga 1 janari 2022.
Ju keni mundësi të furnizoheni nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe jeni të detyruar të lidhni një kontratë furnizimi me një furnizues të ri, të licencuar që ushtron aktivitetin e tij në tregun e liberalizuar, brenda 2 viteve nga fillimi i kontratës së furnizimit nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.
Në përfundim të kësaj periudhe, në rast se ju, nuk keni arritur të lidhni një kontratë furnizimi me furnizues alternativ, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në zbatim të ligjit, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Afati 2 (dy) vjeçar përfundon në 1 janar 2024, dhe për të evituar situata që mund të dëmtojnë ushtrimin e aktivitetit Tuaj, jeni të lutur të merrni masa për sa më sipër” sqaroi OSHEE.
Kompania ka bërë publike edhe listën përkatëse të bizneseve që do të dalin në treg të lirë ku secili sipas rajoneve mund të identifikohet me numrin e kontratës që ka si dhe me numrin e matësit.
Bizneset që dalin në treg të lirë janë ata të lidhur në tension 20kv,10kv dhe 6 kv. https://oshee.al/njoftim-per-plotesimin-e-kushteve-teknike-te-instalimit-te-sistemit-te-matjes-per-daljen-ne-treg-te-liberalizuar/?fbclid=IwAR3MGweXCG5HP-EiBbK4M_GWyYqTcgjaJIzLiVUMr5-Wro9jjQm1dt3AUTk