zoom

Politikë

Antony Blinken paralajmëron: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar për sanksione të reja dhe mosdhënie vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Blinken nuk ka dhënë emra konkretë, por thotë se do të jenë 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar që do të përballen me sanksione.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë. #IACD2021”, shkruan Blinken në twitter.

Kujtojmë që një ditë më parë, Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit të disa shtete të Evropës, mes tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.