zoom

Bota

Boris Johnson, baba për herë të shtatë

Gruaja e Boris Johnson-it, Carrie ka sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e dytë të tyre dhe të shtatin për kryeministrin.

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital të Londrës më herët sot”, thuhet në një deklaratë.

“Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”

Vajza është motra e djalit të tyre, Wilfred, i lindur në prill 2020. Çifti u martuan në një ceremoni sekrete në maj të këtij viti.

Fëmija i tyre i parë, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv me COVID-19.

Johnson, i njohur për jetën e tij të trazuar personale, të shënuar nga tre martesa dhe një numër i panjohur lidhjesh, me ardhjen e re në familje ka gjithsej shtatë fëmijë.

Lideri konservator ka 4 fëmijë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, avokate, me të cilën ka përjetuar bashkimin më të gjatë deri tani, rreth 25 vjet.

Një djalë tjetër i lindur në vitin 2009 nga një lidhje jashtëmartesore me eksperten e artit Helen Macintyre, atësinë e të cilit ai ia kishte mohuar fillimisht, derisa e njohu ligjërisht në 2013.

Vetëm shtatorin e kaluar Johnson pranoi në një intervistë të dhënë në TV amerikan Nbc se kishte 6 fëmijë, ndërkohë që sot iu shtua edhe e vogla.