Aplikacion
Grupi akuzohet mes të tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin artyre kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.
Fill pas këtij vendimi reagoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila teksa shpërndau deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, bëri të ditur se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion.
Madje ajo nuk nguroi të paralajmërojë ata që janë të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, duke iu thënë se tani është koha më e mirë për të ndaluar.
“Emërtimet si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkroi Yuri Kim.
Një paraljëmrim ky që mbështet edhe nga Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andrea M. Gacki, i cili tha se “Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht të atyre që anë në detyrë dhe kanë besimin e publikut”.
Po a duhet të merren këto paralajmërime seriozisht edhe nga politikanët e korruptuar dhe bizneset e mbështetura prej tyre edhe në Shqipëri.
Në fakt, historia 30-vjeçare e pluralizmit politik në vendin tonë është e mbushur me akuza publike të ngjashme me ato për grupin e biznesmenëve nga veriu i Kosovës.
Por vitet e fundit ato janë intensifikuar edhe më shumë, teksa opozita në kuadër të luftës politike ka denoncuar në vazhdimësi se grupe të fuqishme biznesi në bashkëpunim me qeveritarë të të gjitha niveleve shfrytëzojnë asetet publike për tu pasuruar dhe për të mbështetur më pas politikanët për të fituar zgjedhjet dhe mbajtur pushtetin.
Aq shumë i ka mëshuar këtyre lloj akuzave opozita vitet e fundit, sa i ka dhënë një kuptim negativ edhe fjalës “oligark”, duke nënkuptuar pikërisht biznesmenët që janë klient të qeverisë dhe që sëbashku shfrytëzojnë, jo vetëm pasuritë publike, por edhe përcaktojnë politikat ekonomike në vend.
Por duket se paralajmërimi i Yuri Kim më shumë se për bizneset, duket se është një mesazh për politikanët, të cilët sipas saj po përpiqen të minojnë demokracinë në vend.