Aplikacion
Donaldi, pasi pa videot e Borës tha se i vinte keq që nuk e ka respektuar, por shtoi se për Beatrixin ka një pëlqim shumë të madh dhe është ajo që do. Historinë me Borën e quajti të mbyllur.
Pas kësaj ka reaguar opinionisti Arjan Konomi, i cili shprehet se shoqëria është e mbushur plot me zvarranikë socialë që bëjnë gjithçka për famë dhe para.
“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash?
Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…
Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranikë socialë, është e mbushur shoqëria jonë”, ka thënë Arjan Konomi.
Nuk dihet nëse Arjani i është referuar Donaldit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet