Aplikacion
Gjykata vendosi “arrest me burg” për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, pasi akuzohen se pastruan para për llogari të mafias italiane.
Kujtojmë se edhe për biznesmenin Taçi ka një urdhër arresti të nxjërrë nga SPAK, pasi akuzohet se I përfshirë në pastrimin e miliona eurove.
Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.
Çfarë ndodhi në gjyq
Gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK, përpara togave të zeza të Apelit, Lilo, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirim të menjëheshëm, duke pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.
Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit shtëpiak.
Gjykata nuk mori parasysh kërkesat e tyre dhe vendosi “arrest me burg”.