Aplikacion
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se marrëveshjet e arritura adresojnë nevojën e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
“Është pozitive që në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon biznesit është detyra jonë të realizojmë shkëmbime tregtare.
Edhe sot një pjesë e marrëveshjeve të bëra adresojnë nevojën e lehtësimit të këtyre shkëmbimeve. Është një punë e nisur qysh prej disa vitesh midis administratave doganore. Por tani kemi një plan veprimi të përbashkët. Ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Qysh në kontaktin e parë edhe pastaj në takimin e parë më të strukturuar të vizitës sime në Prishtinë, e kemi vendosur këtë çështje si një nga prioritete e punës së dy qeverive.
Nga ana tjetër ne besojmë se një marrëveshje tjetër e firmosur sot për lehtësimin e tregtisë mes pakëve do të bëjë lehtësimin e mëtejshme të të gjithë procesit të procedimit në doganë. Kryerja e procedurave dhe kontrollet e vendit tjetër për mallrat nga personeli doganor i këtij vendi do të vendosen pranë zonave doganore të vendit pritës. Kjo është kërkesë e kahershme e juaja. Ashtu edhe mallrat e fruta perimeve do të ketë lehtësim të importit. Do të realizojmë atë që është kërkesa legjitime e çdo transportuesi të tyre mallrave delikate. Për barrierat tarifore është bërë progres, por ka akoma problematika”, u shpreh Rama.
Në fund kryeministri u ndal tek njohja e certifikatave veterinare. Me humor, Rama tha se BE nuk ua integron delet, por kjo nuk i pengon të integrojnë delet e njëri-tjetrit.
“Po e mbyll me njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare. Mirë problemin që kemi me BE, që nuk na integron delet tona por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit. Për të çuar delet nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas të kemi të njëjtin problem që kemi për t’i çuar në BE. Këtë të keqe e kemi hequr nga rruga. Me njohjen e certifikatave të gjitha produktet me origjinë shtazore, madje dhe ato jo shtazore, do të jenë në një regjim të liberaizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën është e vlefshme edhe në Shqipëri. nuk do ti kërkohet pasaportë gjësë së gjallë”, u shpreh Rama.