zoom

Politikë

Probleme me Kosovën?! Rama: Unë e shoh gotën plot, rëndësi ka që pihet ujë

I pyetur se çfarë po bëhet për mos zbatimin e marrëveshjeve të firmosura më herët Shqipëri-Kosovë, Rama e pranoi se nuk ka qenë i njëjti sukses në zbatim për çdo marrëveshje, ndaj është vendosur edhe krijimi i sekretariatit ndërkoordinues.

Në fund Rama pati edhe një batutë me gazetaren: “Puna juaj që ta shihni gotën gjysmë bosh dhe puna ime që ta shoh gotën gjysmë plot. Puna është se nga gjysma plot pihet ujë ndërsa nga gjysma bosh…”

“Të themi që jo të gjitha marrëveshjet kanë gjetur zbatim të plotë, e themi pa dyshim. E kam diskutuar sa herë ka pasur qeveri të re në Kosovë. Nuk është e vërtetë që rezultati është zero. Nëse i marrin marrëveshjet një nga një, një pjesë e marrëveshjeve kanë ngecur. Me Albinin dhe qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar tek një numër marrëveshjesh që jo vetëm janë konkrete por edhe pjesë e një pune konkrete që është bërë. Hekurudhën e firmosën sot, e kemi vënë në buxhet për vitin 2022. është vetëm një shembull, kemi folur disa herë për të lehtësuar qarkullimin në kufi. Jemi sprapësuar. Por mes ministrave të Brendshëm është gjetur një zgjidhje e re. Nuk jemi në kushtet e marrëveshjekracisë. Por në kushtet e bërjes së një reflektimi. Mos mendoni që sekretariati është mekanizëm që e shpikëm ne sot. Ka qenë kërkesë e punës pr nuk është bërë asnjëherë. Sot e kemi të formalizuar sot. Por e kemi dakordësuar e ka qenë në punë që kur ka qenë në Prishtinë, ishte rast i një figurë që gëzon respekt nga të dy palët. Duhet të jemi pak më vlerësues. Në këtë rast, puna juaj e do që të shihni gjysmën bosh, unë e shoh plot. Rëndësi ka që të pihet ujë”, tha Rama.

Postime të lidhura