Aplikacion
Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtaret kanë folur në lidhje me problemet e tyre. Jaupaj i foli Fifit në lidhje me konsumimin e ilaçeve apo me konsultat, të cilat mund ta ndihmojnë artisten të ndihet më mirë, ashtu siç ka ndodhur me atë vetë.
Semi i tha Fifit se gjendja e tyre emocionale nuk ka lidhje me sëmundjet mendore, siç është “skizofrenia”. Ndërsa Fifi zbuloi se ka vendosur të nisë sërish konsultat pasi të dalë nga shtëpia.
Pjesë nga biseda:
Semi: Jam njeri i fiksuar. Për çdo gjë që ndodh në jetë, që nuk e di, shkoj direkt në Google. Ndonjëherë është gabim, por informacione janë gjithsesi. Do marr informacion gjatë gjithë kohës. E di dhe ç’është… sëmundja më e rëndë e trurit është skizofrenia. Ta shpjegon mirë ç’është skizofrenia.
Fifi: Po, e di çfarë është skizofrenia.
Semi: Kjo është sëmundje mendore, s’ka lidhje kjo gjëja që ke ti dhe unë me sëmundjen mendore. Ne e kemi thjesht emocionale. S’ka lidhje, emocioni është tjetër gjë dhe sëmundjet e trurit janë tjetër gjë.
Fifi: Do filloj pasi të dal nga këtu të bëj konsulta siç i kam pas bërë. Unë e nisa para dy viteve me nusen e Elvis Pupës.
Semi: Trajnim?
Fifi: Po. Por iku në Amerikë ajo. Ishte shumë e mirë. Më ka pas ndihmuar shumë, por iku.
Semi: Jam e shqetësuar për ty.
Fifi: Pse?
Semi: Jam shumë e shqetësuar.
Fifi: Është thjesht akumulim shpirt. Tërë kohën duke më akuzuar.
Semi: Kjo është jeta.
Fifi: Kjo ishte e vështirë.
Semi: E di, se isha një muaj e kusur që s’isha kurrkund. E dija unë se çfarë i thoja vetes. Por kjo s’është okay. Se jeta kështu është e vështirë. Ke shumë gjëra për të qenë e lumtur. Nuk ke eksperienca me njerëzit këtu, po kujt i bëhet vonë?
Fifi: Kjo gjëja që mua më ndodhi dje, është një gjë që unë e luftoj. Edhe kjo gjëja më ka shqetësuar ndër vite.
Semi: Nuk duhet ta luftosh vetë. Dhe unë e luftoja vetë dhe erdhi momenti që mora ilaçe e thoja ‘Çfarë jam unë? Skizofrene?!’. Më mori mami më çoi dhe më tha që do ta bësh këtë gjënë për mua. E bëra dhe jam mirë. Nuk jam gjithë kohës me ilaçe. Erdha këtu dhe nuk i pi më ilaçet. Kur më dhemb një gjë, pi diçka që mos të më dhembi më. Nuk duhet të kesh frikë nga ilaçet.
Fifi: Kam.
Semi: E di që ke. Se jetojmë në një shekull që janë normale. Mua kjo më shqetëson te njerëzit se thonë kur pi ilaçe, bëhesh e varur. Unë nuk i pi gjithë kohës. Varet si ka qenë jeta. Kur kam qenë shumë emocionale, s’kam pse mbyllem e qëndroj në shtëpi gjithë kohës. Unë meritoj më shumë, më kupton?
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë