zoom

Të gjitha

Lady Gaga tregon për rolin e ri në “House of Gucci”

Bashkë me nëntë muaj për të perfeksionuar theksin italian për rolin e Patrizia Reggiani në dramën e ardhshme “House of Gucci”, Lady Gaga gjithashtu shtoi 11 kilogramë në peshë. Ajo konsumoi qëllimisht sasi të tepërta makaronash dhe pica, për të marrë një pamje të rrumbullakosur, në rolin e saj të shumëpërfolur.

Gaga shtoi se angazhimi kaq intensiv në një rol nuk është gjithmonë një gjë e mirë. “Ka një anë negative të përkushtimit ndaj një roli në këtë mënyrë, pasi ndikon thellë brenda teje. Papritur, jeni duke folur me Patrizia Gucci, jo më Lady Gaga-n“, tha ajo. Ylli i popit, gjithashtu u zhyt thellë në prejardhjen e saj italiane, gjë që e ndihmoi të përgatitet për rolin e saj.

Kam punuar shumë për të gërmuar në prejardhjen time. Si mund të dal nga ajo italiano-amerikane dhe të futem në atë që do të thotë të jesh vërtet një grua italiane. Një pjesë e asaj që e bën një personazh të mirë është të dish se cila është nevoja e thellë e personazhit”, vuri në dukje Gaga.