zoom

Të gjitha

Kledi zbulon “sekretin” e tij para banorëve: Fle pa të mbathura

Ish-futbollisti që u bë pjesë e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa ka qenë në qendër të vëmendjes për disa ditë radhazi, për shkak të jetës së tij private. Shumë pak nga banorët e dinin se ai bashkëjeton prej gjashtë vitesh me partneren e huaj që ka jashtë.

Por në të njëjtën kohë i ka shprehur publikisht pëlqimin këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj.

Ndërkohë ditën e djeshme, ai ka zbuluar një tjetër detaj për veten, që askush nga banorët brenda në shtëpi nuk e dinte. Gjatë provës javore, ai zgjodhi të tregojë një sekret para të gjithëve. Hysa tha se fle natën pa të mbathura.

“Kam një sekret. Fle pa të mbathura!”-  u shpreh ish-futbollisti.

Kjo deklaratë u shoqërua me të qeshura e madje edhe me komente të tilla si “Jua kam thënë që është i rrezikshëm ky!” (Beatrix).