Aplikacion
Përplasja për qëndrimet në lidhje me zhvillimet në PD u shndërruan në akuza personale. Ristani akuzoi Zhejin se merr zarfa dhe përfitime për qëndrimet e tij publike, ndërsa Zhejiu iu kundërpërgjigj duke i thënë se e ka parë shumë herë të dehur.
DEBATI
Ristani: Në do të vërtetën, edhe ti ke përfitime për pozicionin që mban.
Zheji: Po pajetër, cilat janë benefitet?
Risani: Ke ca benefite
Zheji: Po patjetër, jam shoku jot.
Ristani: Kur takohesh dhe merr ca zarfa diku. Apo jo?
Zheji: Ti je i paturpshëm se unë të kam pare ty tapë shumë herë.
Ristani: Lëre mos fol budallëqe.
Zheji: Ti ke probleme.
Ristani: Provokime të tilla mos bëj këtu.
Zheji: Modero alkoolin, sepse dëmton neuronet.
Ristani: Unë jam burrë dhe bëj jetën time, ti shiko se është e ulët të marësh zarfa.
Zheji: Zarfat i merr ti. Të vijë turp që ul nivelit. Je i dëshpëruar.
Ristani: Ti e nise.