zoom

Aktualitet

Ra në rrjetat e SPAK-ut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten Enkelejda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ vendosi shkarkimin nga detyra të magjistrates gjyqtare.

Në seancën e paraqitjes së përfundimeve mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates, si mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit; veprime që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët, mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit material e procedural penal dhe nxjerrje të akteve (vendimeve) të paarsyetuara.

Pse erdhi ky vendim?

Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë-Krujë. Gjyqtarja, eksperti mjeko-ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar te gjyqtarja Hoxha, e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.

Emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Postime të lidhura