Aplikacion
Së fundmi, ajo raporton se ka takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 persona dhe është detyruar që të largohet nga qyteti i saj.
Sipas Dumës, kjo vajzë nuk merr asnjë mbështetje, madje as bonusin e qirasë dhe jo më të ndihet e sigurt.
Duma, teksa foli për buxhetin 2022 ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ata po tallen me njerëzit.
“Ju talleni. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz. Ka ikur nga qyteti i vet. As qiranë as bonusin e qirasë nuk merr. Dhe jo më të ndihet e sigurt në këtë vend. Ju talleni totalisht. Ju jeni civilizimi? Kjo është luftë llojesh jo civilizim”, tha Duma.