Aplikacion
Ndërsa e cilësoi buxhetin “mjeran”, demokratja shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit.
“Ky buxheti është mjeran, si në mesjetë. Nuk e harron njeri metaforën “jashtëqitja që iu del nga goja”. Ky njeri që ka një marrëdhënie të madhe me civilizimin, mori disa foto tonat dhe na sulmoi të gjithëve. Ky flet për qytetërim, por nxit urrejtjen. Mori fotot e njerëzve të nderuar në për protesta. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është global. Ai një ditë doli dhe bëri një pallat me shigjeta dhe të dukej vetja sikur ishte në një qytet psikopatësh. Ai pallati që kishte shigjeta nga ana tjetër ishte i pa suvatuar”, tha Grida Duma.