zoom

Politikë

Shpërthen Spartak Braho: Një person “non grata” drejton Durrësin

Spartak Braho e konsideron hakmarrje të pastër të të korruptuarve vendimin për shkarkimin e djalit të tij, Arber Braho nga detyra e nënkryetarit të bashkisë së Durrësit.

Në një reagim “Zoom.al”, ai, ashtu si edhe djali i tij, thotë se jo vetëm Bashkia, por i gjithë Durrësi drejtohet nga Vangjush Dako, për të cilin ai thekson faktin se është një person ‘non grata’ nga SHBA. 

“Plehra. Një person ‘non grata’ drejton akoma Durrësin. Asnjë motivacion ligjor. Hakmarrje e pastër e të korruptuarve”, tha Spartak Braho.

Shkak sipas tij për këtë situatë është bërë pikërisht aksioni i SPAK për tenderin e shkallës së zjarrëfikëses. Ai tregon se pas këtij aksioni, Dako e ka takuar djalin e tij dhe e ka kërcënuar në mënyrë indirekte që të mos e hapte gojën për këtë çështje.

“Ka kohë që ka akumuluar mllef. Para disa ditësh e ka takuar Dako dhe indirekt e ka paralajmeruar “që mbylle gojën” në rastin e ca arrestimeve që janë bërë aty, kur duhej të arrestohej Dako dhe kryetarja e Bashkisë”, tha Braho për Zoom.al.