zoom

Aktualitet

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, gjykata lë në burg vëllezërit Rrushi

Gjykata e Tiranës ka pranuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, kërkuar nga prokuroria.

Vëllezërit Rrushi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Teksa njoftohet se që të dy në seancën gjyqësore nuk kanë folur duke kyçur kështu gojën dhe mos treguar asnjë detaj për ngjarjen apo sqarim të mëtejshëm.

Kujtojmë se vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka ndodhur mes natës së 21 dhe 22 Tetorit, trupi i të cilit u gjet në zonën e Dajtit rreth dy javë pas zhdukjes.