Aplikacion
Por Kumbulla duket se destiancionin e ri e ka përsëri në kampionatin italian. Atë e kërkon ish-trajneri që i besoi më shumë te Verona.
Siç shkruajnë dhe mediat italiane, trajneri i Torinos ia ka bërë të qartë presidentit Cairo se dëshiron Marash Kumbullën për merkaton e Janarit, një operacion që do të realizohej pas shitjes së Armando Izzo që pëlqehet nga Cagliari.
Roma e vlerëson 20 mln euro kartonin e Kumbullës dhe për momentin nuk ka negociata direkte por afrimi i merkatos do të afrojë edhe drejtuesit në bisedime.
Në rast kalimi, Kumbulla do të gjente dy lojtarë të tjerë shqiptarë te Torino, si kapiteni Etrit Berisha dhe mbrojtësin shqiptar, Mërgim Vojvoda.