Aplikacion
Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë ata që kanë qeshur me projektin e satelitëve do të shikojnë rezultatin në fund.
Sipas tij, satelitët do të jenë një ndihmesë e madhe për të kapur të gjitha krimet mjedisore në vendin tonë. Ndër të tjera, ai ka theksuar se me ndihmën e tij, tashmë toleranca do të jetë zero ndaj të gjithë atyre përgjegjësve që shkatërronin mjedisin me vendgrumbullimet e plehrave apo me ndërtimet pa leje.
“Projekti i satelitëve është një projekt tjetër, ju keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallatë dhe humor, nuk është keq që njerëzit të qeshin, por me satelitin që do të hedhim të parin në muajin mars do të kemi në dispozicion të dhëna në kohë reale përditë dhe policia e shtetit do të ketë në dispozicion të dhëna për ndërtime pa leje dhe nuk do të jetë e varur sesa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë.
I kanë sytë hapur për një familje në fshat dhe të mbyllur kur plazheve u hidhet beton ndërkohë që gjithçka do të kalojë tashmë te një sy tjetër që nuk ka kushërinj, nuk ka miq nuk ka parti, por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve.
Policia nga satelitët do të kenë të dhëna në kohë reale, për ndotjen e mjedisit, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, që krijojnë për ato që krijojnë sasira plehrash që janë krime mjedisore dhe polici i shtetit është përgjegjës dhe duhet që të identifikojë jo vetëm vendndodhjen, por edhe përgjegjësit”, ka thënë Rama.
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët