Aplikacion
Në Shqipëri makinave iu ulen kilometrat pasi importohen nga vende si Italia, Gjermania apo Zvicra me qëllim rritjen e çmimit të tyre duke manipuluar kështu blerësin.
Por nga janari i vitit të ardhshëm Certifikata e Kontrollit Teknik do të ketë edhe historikun e kilometrazhit të makinave.
Njoftimi i DSHPTRR-së
Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit!
Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!
KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!
Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real!
Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi!