zoom

Politikë

Qeveria nismë të re, Manja: Futen në sitë të gjithë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimet në ligjin e Noterëve. Një ligj i tillë është miratuar tre vite më parë, kur ministre ishte Etilda Gjonaj. Ministri i ri Drejtësisë, Ulsi Manaj deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se ndryshimet e reja ligjore janë në përputhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve, duke përmendur ato të EURALIUS, Moneval dhe FATF-së si pjesë luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave e kundër terrorizmit.

Ministri Manja ndërkohë paralajmëroi dhe nisjen e një procesi të ngjashëm të Vettingut, edhe ndaj noterit.

“Ky p/ligj ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit të noterit dhe që lidhet me bsueshmërinë e publikut te ky shërbim. Me anë të këtyrë ndryshimeve përcaktojnë kriteret dhe rregullave të reja për futjn noterin dhe që kanë të bëjnë me futjen në këtë shërbim të atyre personave që kanë lidhje apo konkakte të papërshtatshme me kromin e organizuar apo persona të dënuar për krime të rënda. Edhe këtyre kritereve do t’i nënshtrohen edhe noterët aktualë, përmes inspektorëve të ministrisë së Drejtësi. Kriteret janë si janë ato për gjyqtarë e prokurorë për shkollën e magjistraturës, ashtu janë edhe masat disiplinore”, tha Manja.