zoom

Politikë

Fatmir Mediu kundërshton rihapjen e hetimeve për Gërdecin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për rihapjen e hetimeve sa i takon tragjedisë së Gërdecit.

Avokati mbrojtjës i ish-ministrit ka bërë rekurs, ku i kërkon Gjykatës së Lartë prishjen e vendimit të Apelit te Posaçëm, pasi ky vendim ështe akt antikushtetues, dhe se për këtë çështje është dhënë njëherë vendim.

Ardian Visha, një tjetër argument thotë se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar. Rekursi ndaj ish-ministrit vjen vetëm disa ditë, pasi u zbardh vendimi nga ana e gjykatës.

Rihapet “Gërdeci”

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për rihapjen e hetimeve.

Vendimi është marrë në apelin e GJKKO-së, e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë.

Postime të lidhura