zoom

Të gjitha

Paul McCartney refuzon të japë autografë

Këngëtari Paul McCartney nuk dëshiron më të japë autografe, duke ndjekur kështu hapat e anëtarit tjetër të “The Beatles”, Ringo Star, i cili tha në vitin 2008 se nuk do të jepte autografe për shkak të axhendës së ngjeshur.

Në një intervistë me “Reader’s Digest”, muzikanti legjendar shpjegon se ka hequr dorë nga dhënia e autografeve dhe bërjes së selfie-ve me fansat e tij .Ai  shpjegon se dëshiron të ketë me fansat e tij një kontakt më personal. Sipas tij, gjithçka që na nevojitet është dashuria dhe jo autografet.

Muzikanti pranon se ai është i lumtur të flasë me fansat, por ai nuk e kupton pse njerëzit kanë nevojë për autografin e tij.

Ajo që keni zakonisht është një foto me një sfond të dobët dhe unë dukem paksa i mjerë. Le të bisedojmë, le të shkëmbejmë histori”, u shpreh ai.

McCartney pritet të publikojë një libër autobiografik i cili do të përfshijë gjithashtu edhe komentet mbi këngët e shkruara për grupin legjendar të “The Beatles”. Kjo nuk është hera e parë që ai angazhohet në letërsi pasi në të kaluarën vokalisti ka publikuar edhe libra të tjerë çka tregon edhe një pasion tjetër të vokalistit.

Postime të lidhura