zoom

Të gjitha

Publikohet “Family”, bashkëpunimi më i ri i artistëve Bebe Rexha dhe David Guetta

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Family”.Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka sjelle projektin e radhës  në bashkëpunim me DJ e famshëm David Guetta dhe reperin TyDollaSign.

Bebe ka pasur edhe më parë bashkëpunim me David Guetta. Bëhet fjalë për këngën “Say My Name”, pjesë e së cilës është edhe artisti latin, J Balvin. Ndërkohë, kënga “Family” të premten është publikuar vetëm në versionin audio. Nuk dihet nëse këngës do t’i bashkëngjitet edhe videoklipi.

Besohet që edhe ky duet do ketë reagime të shumta pozitive dhe do shndërrohet në një nga hitet e kësaj kohe. Bebe Rexha  tashmë ka nisur punën edhe për disa prurje të reja solo që do t’i sjellë në vijim.

Postime të lidhura