Aplikacion
Çani ka thënë se arrestimet pritet të bëhen në kuadër të hetimeve për inceneratorët e mbetjeve, por nuk dihen emra konkret.
Arian Çani: Flitet nga burime ende të pakonfirmuara se sonte gjatë natës pritet të ketë arrestime të bujshme. Nuk mund të them dot se kush do arrestohet, por bëhet fjalë që SPAK-u do ndërhyjë diku për të arrestuar personazhe që kanë lidhje, thonë, me inceneratorët. Kush do arrestohet?
Edith Harxhi: Ata që kanë bërë zullume dhe afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri, një nga skupet më të mëdha në Shqipëri.
Arian Çani: Po si ka mundësi që SPAK, se e pashë që dhe ju ishit në brendësi, si mund të ketë firo të lajmeve të tilla. Normalisht këto duhet të ishin super sekret.
Edith Harxhi: Po sepse gjithçka që është lokale, thonë anglezët, mbetet lokale dhe ne jemi një vend i vogël kështu që lajmi merr dhenë.
Arian Çani: Fakti që ne e thamë tani në emision mund të ndihmojë edhe në arratisjen e personazhit që dyshon se do arrestohet apo jo?
Edith Harxhi: Atë nuk e dimë.
Arian Çani: Rrini zgjuar sot se do ketë arrestime.