Aplikacion
Kurti do të mbajë një konferencë së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, siç bën me dije Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
ZKM- ja deklaron se në këtë konferencë, Kurti dhe Murati do të flasin për operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00, ku me siguri Kurti do të pyetet edhe për kërcënimin që ka marrë dje.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar mbrëmë vetëm se Kurti është kërcënuar duke mos treguar arsyen apo formën se si ka ndodhur.
Në media është publikuar një postim kërcënues në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social Facebook, ku ofroheshin 35 mijë euro kundrejt eleminimit të tij.
“U bëra gjyshe në burg”/ Familja e shoferit të Ardi Veliut qahet në gjyq: Kemi çati llamarine