Aplikacion
Gjykatësi Enkel Peza me kërkesë të prokurorit Alfred Sali la në fuqi të njëjtën masën e sigurisë arrest me burg. Ish-drejtori i Kadastrës u arrestua mbrëmjen e së dielës pasi akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.
Gjatë kontrollit të banesës në Tiranë i janë gjetur rreth 65 mijë euro, të cilat u sekuestruan. Troci u arrestua pas hetimeve disa javore të kryera nga Prokuroria e Vlorës për falsifikimin e dy dosjeve të një prone në Dhërmi.
Klodian Troci dyshohet se ka bashkëpunuar me Bardhyl Gjikën, drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë bashkë dhe me specialistin Kreshnik Mino të cilët ndodhen në burg për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në favor të Spiro Dunit.
Gaz Bardhi fiton gjyqin me Ballukun, GJKKO: Nuk ka shpifje në akuzat e deputetit të PD!