Aplikacion
Behet fjalë për amendamentin për vettingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit si dhe reforma territoriale. Sipas tij, është ngritur një grup pune për finalizimin e amendamenteve.
“Grupi parlamentar i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese; spastrimi i politikës nga të korruptuarit, rikthimi i legjitimitet të zgjedhjeve, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe një reformë të re territoriale. Sot autorizoi anëtarët e Komisionit të Ligjeve për të finalizuar amendamentet. Sot u ra dakord për të gjitha çështjet nga grupi se këto çështje që nuk janë çështje për PD, por në interes të shqiptarëve. Ka ardhur momenti që të sigurohet që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin dhe nuk janë të korruptuar. Nesër do të njiheni dhe me propozimet tona të plota. Grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e amendamenteve nesër.”, -tha Bardhi pak pas përfundimit të mbledhjes së kreut të PD-së me anëtarët demokrate ne Komisionin e Ligjeve.
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin