zoom

Aktualitet

Rama tërhiqet para studentëve: Nëse nuk duan të vaksinohen…

Kryeministri Edi Rama duket se është “tërhequr” nga vendimi i qeverisë për vaksinimin e detyruar të studentëve që duan të futen në auditore.

Gjatë një intervistës në mbrëmje, kreu i qeverisë tha se univeristetet janë autonome dhe duhet të marrin vendime pasi shteti nuk mund të cojë njerëz për të ndaluar studentët e pavaksinuar mos futen në auditore. Rama tha se fushata e vaksinimit për studentët duhet të kryhet me qetësi dhe fushata ndërgjegjësimi.

“Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që, duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen.

Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë.

Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurtë, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët” – tha Rama në një intervistë për Euronews.

Postime të lidhura