Aplikacion
“Bashkia e Tiranes po e ndjek situaten dhe po merr masat perkatese, konform kontratës me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Po çfarë ndodhi sot?
Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik deklaruan sot se kanë vendosur të përgjysmojnë numrin e urbanëve që operojnë në kryeqytet.
Kjo, sipas tyre erdhi “si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik”.
“E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane”, thuhej në reagim.