zoom

Politikë

Tenderi për Llogaranë/ Deputeti i PD-së paralajmëron padi në SPAK: Rama e Balluku takuan më herët CEO-në e firmës turke

Denoncimi i opozitës për tenderin e tunelit të Llogarasë është zhvendosur në sallën e Parlamentit ditën e enjte. Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, e pyeti Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku se përse është takuar me CEO-n e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, katër muaj përpara shpalljes së tij.

Agalliu ka publikuar dhe disa fotot të Ramës dhe Ballukut me pronarin e kompanisë turke e cila fitoi tenderin që sipas demokratëve është oferta më e shtrenjtë e përzgjedhur për këtë punë publike.

“Shoh në LinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve.

Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- pyeti deputeti i PD.

Postime të lidhura