Aplikacion
“Po kam tradhtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes, edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim, pasi ishte duke u bërë toksike. Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin”, rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën.
Elhaidi nuk është i vetmi që ka rrëfyer tradhti. Ilir Shaqiri gjithashtu tregoi se dikur tradhtoi gruan.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.
Fryt i dashurisë së tyre disavjeçare është Emily, e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.